Përtej bukurisë së familjes Beckham me katër fëmijët e mrekullueshëm, duket që Victoria Beckham ka një motiv që e bën të palumtur.
E paguar dhe e kënaqur me punën dhe sfilatat e saj, ku ka prezantuar koleksionin e ri, ish pjesëtarja e Spice Girl ka treguar disa ‘shenja’ krize me ish futbollistin anglez.
Nga trupi i saj janë zhdukur të gjithë tatuazhet dedikuar bashkëshortit.
Në fillim ajo ka hequr të gjithë tatutë në pulsin e dorës dhe tani edhe të shkruarat mbi qafë.
Sipas mediave online stilistja ka ndjekur disa seanca me lazer për të hequr tatuazhet.
Pavarësisht se cifti sapo ka festuar përvjetorin e martesës, zërat flasin për një krizë dhe jetë të ndarë mes tyre. da.xha/BalkanWeb)