Ajo njihet për fotot provokuese në rrjetet sociale, por këtë herë nuk bëhet fjalë për këtë.

Së fundmi është bërë virale në rrjet një video e nxehtë e Enca Haxhias. Këngëtarja shihet topless, teksa duart e një mashkulli i mbulojnë gjoksin.

Ende nuk është zbuluar identiteti i burrit misterioz në videon e publikuar nga “Joq Albania”. As nga këngëtarja nuk kemi një reagim deri më tani.

Nga ana tjetër kujtojmë që Enca e ka lënë me një anë muzikën dhe “po shijon” jetën siç ajo e konsideron shpesh në rrjetet e saj sociale duke publikuar pamje të vendeve luksoze tropikale ku ajo po kalon pushime e saj verore.

Ndërsa prej disa kohësh këngëtarja shqiptare jeton në Dubai ku është shprehur se ka disa biznese./Panorama Plus

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: