Eksperti i ekonomisë pranë PD Endri Hasa, me anë të një video-je të shpërndarë në rrjetet sociale, shprehet se qeveria Rama fiton shuma marramendëse nga ajo që e quan afera korruptive në aksin Milot – Fier.

Hasa shprehet se qeveria me në krye Edi Ramën kanë një fitim 2.4 miliardë euro për 35 vjet për aferën korruptive.

Postimi i Endri Hasës:

Hajdutët me çizme të Rilindjes me në kryehajdutin ? Edi Rama punojnë vetëm që të rrjepin shqiptarët.

Siç bënë me unazë e madhe me 20 milion Euro për km tani vjedhjet me rrugët e kanë bërë standard të dhe shpallin garën e paracaktuar Milot- Fier që do të kushtojë 1.2 miliardë euro për 115 kilometra, nga të cilat 62 kilometra janë ekzistuese!

Fitimet nga kjo aferë do të jenë marramendëse:

2.415 555 386 euro për 35 vjet;

69 milionë euro/vit

5.75 milionë euro/muaj.

192 mijë euro/ditë.

8 mijë euro/orë.

133 euro/minutë.

Kjo është vjedhja e radhës e bandës në pushtet.

Shpëtimi i vetëm është largimi i Edi Ramës.

#kryeministerideshtuar

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb