Një adoleshent 16-vjeçar ka shkaktuar një aksident tragjik në Durrës, duke përplasur për vdekje një këmbësor 55-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Fllakë-Sektor Rinia, ku pas përplasjes, automjeti ka përfunduar në një kanal kullues.
Shoferi i mitur ka mundur të dalë nga makina, por ka marrë disa lëndime të lehta. Aktualisht, ai është shoqëruar nga policia dhe po jep shpjegime për rrethanat e aksidentit, ndërsa po pyetet me ndihmën e psikologëve.
(Balkanweb)