Real Madrid ka arritur të sigurojë finalen e Botërorit të Klubeve pasi ka mundur në gjysmëfinale me rezultatin e ngushtë 1-2 Al Jasira-n. “Galaktikët” e patën jo pak të vështirë kalimin e kësaj faze pasi skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe e mbylli në avantazh pjesën e parë.

Romarinho në minutën e 41-t surprizoi të besuarit e Zidan duke ia bërë malore këtë takim. Me fillimin e pjesës së dytë Cristiano Ronaldo do të barazonte përkohësisht shifrat. Gjithsesi përmbysja e rezultatit nuk ishte e lehtë pasi duhet të kthehej Gareth Bale nga dëmtimi i gjatë për t’i siguruar finalen “galaktikëve”.

Uellsiani realizoi në minutën e 81-t për t’i dhënë shansin realit të mbrojë trofeun të shtunën në orën 15:00 përballë brazilianëve të Gremio-s.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb