Anglia e mbyll si forca e tretë e edicionit të parë në Ligën e Kombeve. “Tre Luanët” mundën Zvicrën në finalen e vogël të turneut vetëm falë goditjeve të 11-metërshave. Koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash u mbyllën me rrjeta të paprekura. Gjithsesi, anglezët e merituan këtë sukses.

Të besuarit e Southgate ishin më kërkues, por edhe më të pafat në këtë përballje, teksa goditën dy herë transfersën, ndërsa në pjesën e dytë vetëm shtylla shpëtoi zvicerianët nga autogoli. Me rezultatin të pandryshuar pas 120 minutave, në goditjen e penalltive, futbollistët anglezë u treguan më të saktë duke fituar 6-5. Nga pika e 11-metërshave për Zvicrën gaboi Drmic.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb