Asnjë vonesë dhe siç ishte parashikuar, Arthur Melo mbërriti në Torino në orët e para të së dielës. Ky është hapi i parë i transferimit të mesfushorit brazilian te Juventus dhe plotësimi i këtij operacioni në merkato me kalimin e Miralem Pjanic te skuadra “blaugrana”.

Të dy futbollistët po kryejnë në këto momente testet mjekësore dhe më pas do të firmosin kontratat për të zyrtarizuar atë që konsiderohet si shkëmbimi më i bujshëm në merkaton e verës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb