Aston Villa bën detyrën ndaj Luton. Djemtë e Unai Emery fituan 2-3 në Kenilworth Road (Luton), në një sfidë mjaft të bukur. Dy golat e Watkins vendosën ndeshjen në shinat e duhura për skuadrën nga Birminghami, duke të dhënë idenë se gjërat do të jenë të lehta. Nuk ndodhi kështu, pasi vendasit barazuan me Chong dhe Morris.

Digne shfrytëzoi në maksimum një asist të Diaby në minutë ne 89-të, për t’i dhuruar 3 pikë të arta Aston Villës, skuadër e cila shkon në kuotën e 55 të tilla-ve, pra në zonën Champions. Komplikohen llogaritë për Luton, që e sheh veten në vendin e 18-të me vetëm 20 pikë të grumbulluara.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: