“BalkanWeb” ka siguruar pamjet nga ngjarja në Elbasan. Siç shihet nga video, autori 52-vjeçari Poli Boriçi është i ulur në kafe, i shoqëruar nga një grua.
Ndërsa shihet i qetë duke komunikuar në telefon. Kur më pas aty pranë kalon edhe shënjestra, 50-vjeçari Ermir Këndezi.
Ai çohet menjëherë nga karrigia, sapo shënjestra del në ambientet e jashtme të lokalit dhe i vendos armën në kokë. Aty shënjestra ka reaguar menjëherë dhe ka tentuar të largohet dhe ndiqet me vrap nga autorit.
