Bajerni i Mynihut ka arritur një fitore të madhe pak çaste më parë, duke thyer në Dortmund rivalët e Borusias dhe duke marrë një shkëputje prej 7 pikësh në krye të tabelës, që pritet ta bëjnë më komod sprintin final të skuadrës së Flik drejt titullit kampion. Takimi u vendos nga një moment i vetëm, parabola e Kimish, që i dhuroi suksesin ekipit të tij.

Në “Signal Iduna Park” janë vendësit që e nisin sfidën më mirë, madje përpiqen të ngacmojë Nojerin me gjuajtjet e Haland, apo depërtimet nga krahët të Gerreros dhe Hakimit, por miqtë tregohen të duruar dhe arrijnë të marrin kontrollin e ndeshjes pas minutë së 20-të dhe të krijojë episodet e para të mira për shënim.

Pas përpjekjeve të Gnabrit dhe Komanit, Kimish do të dhurojë një perlë të vërtetë me parabolën e tij nga hyrja e zonës, që nuk gushtohet siç duhet nga Bërki dhe përfundon në rrjetë për epërsinë e kampionëve në fuqi.

Në pjesën e dytë Bajerni kontrollon lojën dhe Borusia përpiqet të reagojë me Favren që largon Brandt dhe Delanej që në pushim për Sançon dhe Can, por pa mundur dot t’u japë verdhezinjve forcën e duhur goditëse, që humbasin jo vetëm ndeshjen, por edhe shansin e artë për të rihapur kampionatin, që tashmë sheh Bajernin të ngjitet në kuotën e 64 pikëve, 7 më shumë sesa Dordmundi dhe kur kanë mbetur vetëm 6 javë nga fundi, çëshja e titullit kampion duket se është hipotekuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb