Duket sikur ylli italian nuk ka ndërmend të ndryshojë. Edhe pas periudhës së mirë që po kalon tek skuadra e Nice në Francë, Balotelli nuk i harron gjestet e tij.
Pas një dyluftimi me kundërshtarin në barazimin 0-0 përballë Bordosë, Balotelli godet Igor Levszuk në bark dhe e hedh në tokë. Gjyqtari nuk u mendua dy herë, dhe e penalizoi direkt italianin.
Vetëm një minutë më parë, Balotelli për pak sa nuk kaloi Nice në avantazh, megjithatë nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë. Pas barazimit 0-0 Monaco i afrohet me 2 pikë vendit të parë Nice, ndërsa një shkallë më poshtë është Paris Saint Germain.
https://www.youtube.com/watch?v=Nv22eKSy-1w
(e.f/ BalkanWeb)