Barazim spektakolar 1-1 mes Liverpool dhe Manchester City në “Anfield”, në supersfidën e Premier League. Në minutën e 23-të, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, kampionët e Anglisë kaluan në epërsi. Një top i De Bruyne për Stones, me mbrojtësin që nga fare pranë portës dërgoi topin në rrjetë.

The Reds reaguan brenda pjesës së parë duke shkaktuar drithërima në stadium, gjithsesi gjuajtja me kokë e Dominik Szoboszlai nuk pati saktësisnë e duhur.

Pjesa e dytë filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e Klopp. Gafë e Ake me topin e kthyer, me portierin Ederson që u detyrua të bëjë faull ndaj Nunez. Penalltia u përkthye  në gol nga Mac Allister A, falë një ekzekutimi të admirueshëm.

Vendasit morën zemër dhe në të 63-tën Luis Diaz shpërdoroi një rast të artë përballë portierit, pas një asisti të Salah.

“Qytetarët” nuk qëndruan duarkryq, ishte Foden që “flirtoi” me golin, por vetëm kaq. Me këtë rezultat, Liverpool renditet në vendin e dytë me 64 pikë, ndërsa City ka një pikë më pak dhe renditet në vendin e 3-të.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: