Barcelona nuk hasi aspak vështirësi në javën e parafundit të La Liga. Katalanasit triumfuan 3-0 ndaj Vallecanos, në ndeshjen e luajtur në shtëpi. Katalanasit realizuan në pjesën e parë me Lewandowskin, ndërsa në pjesën e dytë Pedri shkëlqeu me dopietë.

Barazim 4-4 i kampionëve të Real Madrid ndaj Villareal. Madrilenët “tundën rrjetën” me Guler (x2) Lucas e Joselu, ndërsa te vendasit katër gola mbajnë firmën e Sorloth. Në ndeshjet e tjera, Atletico Madrid u mund 1-4 nga Osasuna.

 

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: