Klubi I Tiranës ka postuar në rrjetet e tij sociale një video që i bashkohet thirrjeve të autoriteteve sanitare për të respetkuar masat anti-Covid-19. “Bashkë për një qëllim… për jetën! Slogani nuk ndryshon, por tashmë për një mision jetik për secilin nga ne! Vetëm në këtë mënyrë mund t’ia dalim. Tani bashkë për misionin e jetës, për të ardhmen tonë. Bashkë për të respektuar me rigorozitet të gjitha masat e marra, që së shpejti të jemi përsëri kështu.

Bashkë për të qëndruar në shtëpi dhe për ta mposhtur këtë virus! Misioni është i njëjtë për të gjithë… Na mungon futbolli, na mungojnë emocionet, stërvitjet. Na mungojnë ‘+3’, selfiet, stadiumi i mbushur plot… Do mundohemi edhe pak në mënyrë që bashkë të rinisim aty ku e lamë për spritntin final drejt titullit kampion!”, lexohet në mesazhin e klubit bardheblu.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: