Bayern 2-3 Real Madrid
Supersfida e kthimit në Champions mes Bayern dhe Real Madrid po dhuron spektakël. Fillimisht, që në minutën e parë, një top i dhënë gabim nga portieri Neuer i dhuron mundësinë Guler që të dërgojë Los Blancos në avantazh.
Festa ishte e madhe te madrilenët, me kualifikimin që mbetet i hapur. Bavarezët u përgjigjën dhe barazuan me Pavlovic, në minutën e gjashtë. Ekipi i Arbeloas mori sërish kryesimin, me një eurogol të Guler nga goditja e dënimit. Brenda fraksionit, Kane çoi shifrat në 2-2. Në të 42-tën, Mbappe dërgoi në festë tifozërinë mike, me golin e tij.
Kujtojmë që Bayern ka fituar në ndeshjen e parë me shifrat 1-2. Me interes pritet të shihet si do shkojnë gjërat në këtë takim çerekfinal të Champions.
