Dortmund i shkakton Bayern Munchen një humbje që mund të rezultojë fatale për kampionët e Gjermanisë në fund të sezonit. Në Munich, Sancho me shokë fituan 0-2. Pas një topi të rikuperuar, një zbritje e verdhezinjve u finalizua me gol nga Adeyemi (10’). Ekipi i Terzic gjeti edhe golin e dytë me Ryerson, në të 83-tën minutë.

Harry Kane ngushtoi shifrat në minutën e 89-të, por festa zgjati pak, pasi goli u anulua për pozicion të parregullt. Deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit, mysafirët mbrojtën me fanatizëm rezultatin.

Në këto kushte, Bayern kështu është -13 pikë larg Leverkusen kryesues, skuadër e cila bëri detyrën sot. Dortmund është në vendin e katërt.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: