Asambleja e PS nisi punimet paraditen e kësaj të shtune në Gjirin e Lalzit. Të parët mbërritën anëtarët e Asamblesë, deputetët, ministrat dhe në fund kryeministri Edi Rama.
Ajo që ra në sy ishte një episod teksa kreu i qeverisë i drejtohej sallës ku do të zhvillohej mbledhja.
Në momentin që hyri Rama, anëtarët e Asamblesë u ngritën në këmbë duke duartrokitur, ndërsa ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku u pa teksa fshihte duart. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një ftohje në raportet mes Ramës dhe ish/zëvendëses së tij, apo veprimi ishte momental nga ana e Ballukut.
View this post on Instagram
