Rrëzimi i një pjese të suvasë së pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 2019 rrezikoi banorët e lagjes 18 në Durrës. Ky nuk është episodi i parë i kësaj natyre, pasi rënia e suvasë ka dëmtuar një fëmijë 5 vjeç, ndërsa banorët apelojnë marrjen e masave për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Një pjesë e murit të pallatit 17 97, në lagjen 18 ka rënë mëngjesin e sotëm duke rrezikuar kalimtarët në rrugë. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për ngjarjen. Banorët thonë se kjo është një ngjarje e përsëritur. Muri i pallatit të dëmtuar nga tërmeti ka aksidentuar edhe një fëmijë 5-vjecar para një jave thanë banorët.

Banorët thonë se janë të detyruar të jetojnë me rrezikun e vdekjes brenda në pallatit pasi kanë tre muaj pa marrë bonusin e qerasë. Po ashtu ata shprehen se bashkia nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që për çdo ditë janë të rrezikuar nga shembja e pjesëve të ndryshme të pallatit 7 katësh. Tre katet e para janë dëmtuar rëndë si edhe shkallët e pallatit, ndërkohë që brenda tij jetojnë disa familje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb