GREQI

10 policë mbetën të plagosur nga përleshja e dhunshme e orëve të mbrëmjes në Athinë të Greqisë. Një prej policëve është në gjendje të rëndë pasi u godit në kokë.

Sipas mediave greke, në protestë ka pasur rreth 6 mijë protestues, kryesisht ata të vetëquajtur ”anarkistë” dhe huliganë të ekipeve të ndryshme të Athinës.

Po ashtu dhjetëra automjete u dëmtuan gjatë dhunës fizike me molotov, sende të forta etj. Protesta e paralajmëruar vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, dhe organizatorët kanë premtuar se do të rikthehen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb