Ngjarja e rëndë, që tronditi Kavajën pak ditë më parë, ku në banesën e 30-vjeçares Marsida Qatja u vra Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi, vijon të tërheqë sërish vëmendje.

Me detajet më të fundit që kanë dalë në dritë duket se ngjarja e rëndë do të marrë një tjetër rrjedhë, lidhur me të vërtetën e vrasjes së Haxhollit.

Në një video të publikuar nga “JOQ” shfaqet Dritan Haxholli duke filmuar me kamerën e telefonit një mikun e tij, teksa ky i fundit mban një armë në dorë dhe bën batutë se si do t’i drejtohet Toçit për t’i kërkuar paratë.

“Bled Toçi, paret se do të q** motrën”, dëgjohet të thotë personi, ndërsa të dy së bashku me Haxhollin qeshin me skenën në fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb