Teksa vijon përplasja mes policisë dhe mbështetësve të opozitës, të cilët kanë hedhur molotovë drejt autobotit, ka qenë kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili është drejtuar drejt kordonit të policisë duke pyetur pse hedhin ujë drejt tyre.
Por, policia ka vijuar të hedhë ujë dhe gaz lotsjellës drejt turmës së protestuesve.
Bardhi i është drejtuar policisë të mos provokojë opozitën por të hapin rrugën.
Autoboti i policisë që ka hedhur ujë drejt protestueve është vendosur në mes të rrugës, duke mos lejuar kalimin e mbështetësve të opozitës drejt ministrisë së Brendshme.
