Redon Xhixha protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish golin në Champions League, në ndeshjen që ekipit i tij azer, Qarabag, po luan në kualifikuese ndaj polakëve të Rakow.

Xhixha po kalon një formë të shkëlqyer, pasi ka disa ndeshje radhazi që po shënon. Kujtojmë që 25-vjeçari ka luajtur më parë për Laçin, ndërsa ka spikatur me Tiranën.

Redon Xhixha është një nga më të mirët që Qarabag ka. Pavarësisht se fillimi ishte mjaft i vështirë, lojtari tani duket sikur ka gjetur veten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: