Kalimi i Orges Shehit te Partizani ishte pa diskutim një nga lëvizjet më të bujshme në vitet e fundit, por Shehi nuk pritet të jetë i fundit, nuk ishte as i pari, por në pjesën e kuqe të kryeqytetit, Shehi pritet të sjell disa element të rëndësishëm, lojtarë që i njeh mirë, lojtarë më të cilët ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën. Në dy fazat e para, Partizani çaloi shumë në fazën sulmuese, ose më saktë, ekipi prodhonte shumë, por në finalizim nuk ishin brilant duke shpërdoruar raste të shumta.

Shehi
Shehi

Pavarësisht se një ditë më parë, në intervistën e tij për News24, Shehi theksoi se Partizani ka shumë sulmues, nga Azerbajxhani bëjnë më dije se “demat” kërkon shërbimet e Redon Xhixhës, ish sulmuesit të Tiranës, tani pjesë e Karabak. Xhixha kërkohet edhe nga Tirana, por mediat azere shtojnë se të kuqtë janë më këmbëngulës, të gatshëm të huazojnë sulmuesin.

Redon Xhixha
Redon Xhixha

Në këtë pikë, duke parë gjendjen e dy ekipeve, plus efektin Shehi, nuk është çudi që Xhixha të zgjedh Partizanin. Ish sulmuesi i Tiranës nuk po gjen hapësirat e duhura te Karabak teksa është aktivizuar në 38 ndeshje, 1500 minuta në total, 7 gola të shënuar dhe 4 asiste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb