TIRANË

Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin Denis Telo, i kthyer në tmerr për qytetarët në zonën e “Myslym Shyrit” dhe i denoncuar për një sërë aktesh të dhunshme.
Së fundmi, 30-vjeçari ka sulmuar dy vajza, të cilat kanë denoncuar në polici të riun dhe më pas specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të tij.

Denis Telo, 30 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës se djeshme kanë bërë kallëzim shtetaset A. R., 26 vjeçe dhe M. R., 29 vjeçe, banuese të dyja në Rrugën e Bogdanëve, se një shtetas i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjete sociale.

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin D. T., ku në përfundim të veprimeve u bë dhe arrestimi i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ky është momenti, kur i riu sulmon dhunshëm dy vajza në rrugën e Bogdanëve në Tiranë.

Në pamjet e publikuara, shihet se vajzat janë duke ecur në trotuarin, kur i riu nis të afrohet dhe t’i grushtojë vazhdimisht.

Ata mundohen të mbrohen dhe reagojnë, deri në momentin kur për fat të mirë ndërhyjnë kalimtarët e rasatit dhe përzënë agresorin.

32-vjeçari është përfshirë edhe më herë në ngjarje të tilla si dhe është denoncuar në media.
I riu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, por vazhdonte të endej në rrugë duke u kthyer vazhdimisht në rrezik për vajzat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: