“BalkanWeb” sjell pamje nga aksidenti i rëndë i ndodhur gjatë natës në By pass-in e Fierit, ku humbi jetën një 19-vjeçare.

Videoja tregon pamjet e rënda të aksidentit, ku në rrugë shihen copëza të makinës dhe një pellg gjaku.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës së kaluar, ku viktimë mbeti e reja Xhesika Mjekra, e cila ishte duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ndërsa u plagos pasagjeri në mjet, shtetasi Sabri Xherimeja, 21 vjeç.

Sipas policisë, viktima Xhesika Mjekra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb