TIRANE- Pas një hetimi 6 muaj nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë u bë e mundur shkatërrimi i grupit kriminal ‘Bajri’ që solli arrestimin e 11 personave.

Po si vepronte ky grup kriminal që kishte shtrirje që nga Shkodra, Tirana, e deri në Roterdam e Holandë? Banda kriminale, në bashkëpunim me grupe të tjera, kishin shtrirë aktivitetin e tyre të trafikimit të lëndëve të forta narkotike në disa shtete europiane. Burime zyrtare nga policia thanë se këto para më pas investoheshin brenda vendit, siç janë edhe pasuritë e Safet Bajrit.

Të njëjtat burime sqaruan se në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u sekuestruan 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër, ‘Oazi’ në pronësi të bandës “Bajri”, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal. Po ashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe një numër i konsiderueshëm celularësh.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se “Oazi” me vlerë disa milionë euro në Velipojë është në emër të nënës 80-vjeccare të Enver dhe Safet Bajrit. Policia thotë se ky lokal është krijuar në bazë të të ardhurave nga aktiviteti kriminal.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: