Paris SG siguroi mbrëmë gjysmëfinalet e kupës së Francës pasi mundi në transfertë Sochaux me rezultatin e thellë 1-4. Por në këtë takim jo gjithçka shkoi ashtu siç duhej.

Në minutën e 90-t një dalje e gabuar i kushtoi portierit të parisienëve Kevin trap kartonin e kuq, kur ndërkohë Emery i kishte kryer të tre zëvendësimet. Në mungesë të një alternative nga stoli ai që veshi dorezat ishte braziliani shtatshkurtër Dani Alves.

Fatmirësisht për mbrojtësin minutat në vijim nuk sollën asnjë goditje në portën e mbrojtur prej tij, pasi në të kundërt vështirë se mund të bënte mirë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb