Më në fund i lirë. Dani Alvesh ka dalë nga burgu me liri me kusht, por nuk mund te largohet dot nga Spanja, pasi i është konfiskuar pasaporta. Për të fituar lirinë me kusht ai ka paguar garancinë prej një milion eurosh që duhej për të dalë nga burgu, por që asgjë për të nuk ka përfunduar. Pavarësisht vështirësive në mbledhjen e parave, ai më në fund arriti të marrë lirimin e përkohshëm në pritje të dënimit përfundimtar.

Dani Alves u përball me gjyq për sulm seksual më 5 shkurt 2024, pasi kishte kaluar një vit në paraburgim parandalues. Kanë kaluar 14 muaj që kanë ndryshuar jetën e mbrojtësit të djathtë që nga largimi i tij prej Meksikës. Dani Alvesh ka një pasuri afër 55 milionë euro, por nuk mund t’i përdorë për momentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: