Nuk mund të shkonte më mirë ky debutim për Florian Kamberin. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë me fanellën e Huddersfield, në sfidën e humbur 3-1 ndaj Preston për FA Cup.

Lojtari kuqezi nuk fali para portës, duke dërguar topin pas shpinës së Woodman. 27-vjeçari ka luajtur për skuadra të ndryshme si Hibernian, Grasshopers, ST.Gallen, apo edhe Aberdeen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: