Policia ka shpërndarë me forcë protestuesit, ndërsa këta të fundit u futën edhe brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës.
Nga pamjet brenda ambienteve shihet se i është vënë flaka, dhe gjithashtu janë thyer edhe xhama pas goditjes me gurë.
Protestuesit zhvendosën revoltën e tyre te Bashkia e Tiranës, pas tensioneve të zhvilluara te Ministria e Arsimit.
Ndërsa efektivët gjithashtu kanë shoqëruar edhe protestues të tjerë.
