Trofeu i Kupës Libertadores do të vendoset në një derbi brazilian. Pas Palmeiras, biletën për në finalen e turneut më të rëndësishëm për klube në futbollin e Amerikës së Jugut, e ka siguruar edhe Santos. Skuadra nga Sao Paolo mund pastër 3-0 gjigandët e futbollit argjentinas, Boca Juniors.

Një sfidë pa histori, e dominuar nga Santos, teska gjysmëfinalja e parë e luajtur në Buenos Aires ishte mbyllur në barazim pa gola. Finalja për Kupën Libertadores mes Pameiras dhe Santos do të luhet më 30 janar në mitikun “Maracana”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb