Myrto Uzuni, një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar, vijon të ketë një marrëdhënie të mirë me golin ndërsa protagonizmi i tij tek Lokomotiva e Zagrebit është i pa diskutueshëm. Java e 20- në Kroaci solli një derbi shqiptarësh më Ismajlin dhe Tahiraj të cilët zbritën në fushe si titullarë për Hajduk Split.

Ismajli
Ismajli

Mbrojtësi kuqezi, i ftuar së fundmi nga Panucci në Kombëtarë, kaloi vendasit në avantazh në minutën e 41-të me një goditje të saktë më kokë.

Si gjithnjë ai që nxjerr Lokomotivën nga halli është Myrto Uzuni. Sulmuesi beratas riktheu baraspeshën me një veprim të bukur në zonë në minutën e 53-te, gol që nuk mjaftoi për kryeqytetasit për të marrë pikë pasi Hajduk shënoi dhe golin e dytë pak minuta më vonë. Për Uzunin ky ishte goli i gjashtë sezonal në kampionat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: