Ishte vetëm një ndeshje të rinjsh, por për huliganët e Olimpiakosit kjo ka qenë mundësia më e mirë për të treguar dhe njëherë sesa të dhunshëm janë. Ata kanë sulmuar dhe masakruar tifozët bavarezë prezentë në stadiumin “Peristeri” për të parë takimin e vlefshëm për Youth League mes Olimpiakosit dhe Bajernit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në minutën e 84-ët të ndeshjes, kur Bajerni po fitonte 0-4, huliganët grekë pushtuan fushën dhe të paijsur me hunj e sende të tjera të forta si dhe flakadanë, kanë sulmuar, goditur dhe përgjakur tifozët miq. Olimpiakosi nxitoi të kërkonte falje, por UEFA do të bëjë gati një ndëshkim shembullor, pasi pamjet janë të rënda.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb