Me 75 mijë tifozë në “San Siro”, të cilët krijuan një atmosferë elektrizuese, dhe me mijëra të tjerë në rrugët e Milanos, “banda” e Stefano Piolit kalon pengesën e radhës, Atalantën, tani janë realisht vetëm një hap larg, mjaftojnë që në sfidën e fundit, atë kundër Sassuolos të mos humbasin për tu rikthyer te titulli kampion pas 11 vitesh.

Gjimshiti me shokë, i hapën jo pak punë në një sfidë të tensionuar në shumë aspekte, por “djalli” arriti të ruaj gjakftohtësinë duke goditur bergamskët atëherë kur duhej. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrejta të paprekura, i përhershmi Leao kaloi Milan në avantazh në minutën e 56-të. Për të mbyllur llogaritë me Atalanta-n mendoi Theo Heranadez në versionin Leo Messi duke kaluar këdo që i doli përpara për të dërguar topin në rrjetë, një gol fantastik që afron kuqezinjtë gjithnjë e më shumë me titullin, kjo ishte fitorja e katër radhazi duke ruajtur diferencën prej 2 pikësh me Inter. Për të festuar titullin e 19-të në histori tani realisht mungon shumë pak:

“Puna nuk ka mbaruar ende, duhet të zhvillojmë një tjetër javë siç kemi bërë deri më tani, me qetësi dhe vendosmëri. Kur po vinim në ‘San Siro’ na prisnin afro 10 mijë tifozë, kjo po që të karikon. Djemve i tregova një intervistë të Kobe Bryant i cili pavarësisht se finalja e NBA ishte 2-0 thoshte se asgjë nuk ka përfunduar, kështu duhet të mendojmë dhe ne”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: