BalkanWeb ka siguruar pamjet nga momenti kur Xhemal Loka dhunon dhe ofendon rëndë 41-vjeçaren Bedrie Loka, e cila kreu vetëvrasje disa ditë më parë.

Video e siguruar nga gazetari Igli Çelmeta shfaq momentin kur Xhemal Loka, tani i burgosur, e ofendon me fjalë të rënda gruan në praninë e djalit të tyre i cili përpiqet ta ndalojë fizikisht të atin.

41-vjeçarja ndodhet e ulur në divanin brenda banesës, ndërsa përpiqet të mbrohet teksa replikon me bashkëshortin.

Ende është e paqartë se nga kush janë filmuar pamjet e rënda, por besohet se ka qenë një prej fëmijëve më të vegjël të çiftit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb