Një baba amerikan është tmerruar së tepërmi kur ka parë të bijën 18-muajshe duke luajtur me një merimangë të madhe. Në video, shihet vogëlushja e ulur në oborr, ndërsa babai ndodhej në pjesën e brendshme të shtëpisë.

Kur doli jashtë, ai gjeti të bijën duke luajtur me merimangën dhe menjëherë nis të bërtasë: “Hiqe atë, hiqe”.

Daily Mail njofton se babi kërkojë falje për reagimin e tij në panik e sipër, pasi e bija e tij u tremb nga ai dhe filloi të qajë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: