Fluturimi i një avioni të vogël që mori pjesë në një operacion për shuarjen e zjarrit në aeroportin Panguilemo në Kilin qendror pati një fund tragjik.

Siç shihet në një video të regjistruar nga një dëshmitar okular, avioni Ayres Turbo Trush që po fluturonte ulët për të hedhur ujë nga një distancë e shkurtër goditi linjat e energjisë elektrike, duke bërë që ai të marrë flakë në ajër dhe të bjerë duke u djegur në një autostradë.

Shikoni videon:

Piloti 58-vjeçar Fernando Solanz Robles vdiq gjatë rënies, ndërsa katër persona të tjerë që ndodheshin në një makinë në autostradë u plagosën.

Aksidenti me avionin që i përkiste Shërbimit Pyjor Kilian (CONAF) ndodhi në orën 16:30 të mbrëmjes së 15 janarit.

“58-vjeçari ishte një spanjoll nga Valencia. Kompania Air Andes SPA për të cilën ai punoi ka shtatë avionë që operojnë në Kili. Ai ishte një pilot me shumë përvojë”, tha Drejtori Ekzekutiv i CONAF, Christian Little.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: