Skena paniku janë regjistruar në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, pasi një automjet me shpejtësi të lartë u përplas me një pompë karburanti në zonën Los Alcaldes, duke shkaktuar një vatër zjarri.

Forca e përplasjes ka qenë e tillë sa punonjësit pranë stacionit të benzinës janë rrëmbyer para nga makina, duke krijuar momente kaosi dhe frike në vendngjarje. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, duke treguar momentet e përplasjes dhe shpërthimit të zjarrit. siç shihet nga pamjet, një prej punonjësve ka mbetur i lënduar, por pa dëme serioze.

Pak minuta më vonë, zjarrfikësit mbërritën në zonë dhe arritën të vendosin nën kontroll zjarrin përpara se ai të përhapej në pjesë të tjera të stacionit të karburantit dhe të shkaktonte dëme më të mëdha. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat në të cilat drejtuesi i mjetit humbi kontrollin. Po ashtu, po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar plotësisht dinamikën e ngjarjes.

@protothema.gr ‼️ Σκηνές σοκ καταγράφηκαν σε πρατήριο καυσίμων στην Ονδούρα, όταν αυτοκίνητο εισέβαλε με μεγάλη ταχύτητα στον χώρο. Από τη σύγκρουση ξέσπασε φωτιά, ενώ ένας εργαζόμενος εκτοξεύτηκε στο έδαφος. @Mario Nawfal #protothema #news #greektiktok #tiktokgreece ♬ πρωτότυπος ήχος – protothema.gr

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb