Një magazinë me bazë ushqimore për blegtorinë është shkrumbuar totalisht në fshatin Bubq të Krujës. Paraprakisht dyshohet se magazina ka marrë flakë nga pakujdesia e punëtorëve, që po rregullonin çatinë e saj.

Gazetari Juli Shota sjell pamje “BalkanWeb”, ku shihet se magazina është e gjitha në flakë, ndërsa raporton se janë shkrumbuar me mijëra dënga jonxh, të cilat ishin magazinuar për dimër për stallën e dhive, në pronësi të Olsjan Gjetës nga Tirana.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikës të Krujës dhe dy të Vorës, të cilët po mundohen të shuajnë flakët, që fatmirësisht nuk rrezikojnë banesat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb