LIBRAZHD

Shtëpia që shihni në videon që sjell “BalkanWeb” është vendi ku ndodhi krimi i dyfishtë në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Siç shihet nga pamjet, shtëpia është rrethuar nga policia dhe të afërm të viktimave, që kanë shkuar në vendngjarje.

Ngjarja tragjike ndodhi pak më parë, ku 56-vjeçari Qemal Bici masakroi me sëpatë bashkëshorten e tij, 53-vjeçaren Menturie Bici, dhe më pas u var në një pemë pranë banesës.

“BalkanWeb” mëson se autori krimit ishte një tip konfliktual dhe kohët e fundit vuante nga depresioni, ndërsa ishte dhe përdorues i alkoolit. Mësohet se edhe sot 56-vjeçari është parë në gjendje të rënduar nga konsumimi i alkoolit.

Ndërkohë, mësohet se sa herë grindej me bashkëshorten, e kërcënonte se do ta vriste. Çifti ishin prindër të katër fëmijëve, ndërsa kanë qenë pikërisht këta të fundit që kanë parë sot trupat e pajetë të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb