Pluhur e hi, kjo shprehje merr trajtën e saj të plotë me atë që ndodhi me Teatrin Kombëtar. Ende fadromat po punojnë për largimin e inerteve, asgjë me vlerë me sa duket për autoritetet që mund të ketë ngelur nga godina e Teatrit.

Ndërkohë që po hidhet edhe ujë për të ulur nivelin e pluhurit. Rreth e rrotull vijojnë të qëndrojnë protestues por aktualisht nuk ka tensione dhe përplasje.

Këto janë pamjet nga lart të siguruara nga “BalkanWeb” ku duket ajo çfarë ka mbetur nga godina e cila u ndërtua në 1939, pra 81-vjeçare.

Ndërtesa e teatrit ishte vepër e arkitektit italian, Giulio Berté dhe u porosit nga Mbretëria Shqiptare në bazë të marrëveshjes italo-shqiptare të janarit të 1938, në hulli të planit rregullues të qendrës së Tiranës. Aty u vendos rrethi italo-shqiptar “Scanderbeg”, si qendër kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese, e ndërtuar nga firma “Pater”. Sipërfaqja tokës së dhënë për projektin përfshinte 13 mijë m2, prej të cilave 7 mijë m2 mbulohen nga godina brenda së cilës ishte biblioteka, zyra e informacionit, zyra e përkthimit letrar, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb