TIRANA

Efektivi që vrau Klodian Rashën dy ditë më parë ka shfaqur pendesë në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës ku dhe iu komunikua masa e arrestit me burg.

Polici N.H, ka bërë një ndjesë publike në seancë për familjen e Klodian Rashës teksa u shpreh se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm mendoi se jeta e tij ishte në rrezik.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se efektivi i Policisë është shprehur në seancë se nuk donte ta vriste Rashën, por e kreu aktin duke menduar se po i rrezikohej jeta e tij.

”Kërkoj ndjesë publike në pamundësi për tua kërkuar familjarëve. Do të doja t’i kisha këtu e t’i kërkoja falje sepse nuk kisha qëllim për ta vrarë.”- tha efektivi i Policisë N.H.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb