Egnatia triumfoi 0-4 ndaj Elbasanit në “Air Albania”, në takimin e vlefshëm për “Final Four”. Rrogozhinasit e nisën “zjarr” sfidën dhe brenda pjesës së parë shënuan 3 herë. Bakajoko ndëshkoi dy herë Elbasanin, ndërsa kishte kohë edhe për një gol të Fernandos.
Në pjesën e dytë, gjërat u bënë të lehta për kampionët në fuqi, të cilët administruan në mënyrë perfekte rezultatin, madje shënuan të katërtin me Aleksin.
Ekipi i Nevil Dedes mori 3 pikë në shtëpi, për të shkuar kështu në kuotën e 31 pikëve, në krye të klasifikimit.
Elbasanit, me 31 pikë, tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mendojë për sfidën tjetër. Ndeshjet e radhës të “Final Four” luhen me 23 dhe 24 maj.Kujtojmë që përballja e parë e formatit të ri, e luajtur të shtunën mes Vllaznisë dhe Dinamos përfundoi 0-2 për dinamovitët.
