Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Shkodër, ku ndodhet automjeti i administratorit të Vllaznisë, Suad Lici, poshtë të cilit është gjetur një pako e dyshimtë. Gazetari Senad Nikshiqi në një lidhje telefonike nga vendi i ngjarjes raportoi se mjeti ishte parkuar pranë banesës së Licit, afër stadiumit “Loro Boriçi”.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka rrethuar zonën me shirit, ndërsa pritet ardhja e forcave xheniere nga Tirana që të bëjnë të mundur heqjen e pakos, që mendohet se brenda saj ka lëndë plasëse.

Suad Lici disa herë ka patur kërcënime për punën e tij si administrator i Vllaznisë por asnjëherë nuk ka bërë denoncime. Vijojnë hetimet për identifikimin e autorit/ve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb