Pendikspor, ekipi ku aktivizohet mesfushori shqiptar, Endri Çekiçi u mposht 4-1 ndaj Galatasaray në Rams Park (Istanbul). Çekiçi dhuroi asistin e golit të vetëm të mysafirëve, në këtë takim. Ai shërbeu mjaft mirë për Ozturk, i cili realizoi golin e nderit.

27-vjeçari Çekiçi po luan sezonin e parë me këtë skuadër, teksa në 21 ndeshje që ka luajtur, numëron një gol dhe asiste. Futbollisti kuqezi ka luajtur më parë Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb dhe Konyaspor.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: