Dy artistët shqiptarë me famë botërore Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu, prej disa ditësh dy artistët kanë njoftuar nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale dhe fotografive se kanë nisur një tur në botë. Ata gjenden në Argjentinë në këtë mes shtatori, ku për nder të 160 vjetorit të Teatrit Colon kanë përformuar veprën e njohur të Verdit, “La Traviata”. Performanca e tyre ka mahnitur publikun e pranishëm në teatër, të cilët janë ngritur në këmbë dhe i kanë dhënë një duartrokitje të gjatë artistëve, duke ngelur të habitur nga performanca e jashtëzakonshme e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb