Ndërmjet Juves në Champions dhe asaj në Serie A ka një diferencë të madhe. Gjashtë barazime në 12 javë kampionat janë shifra që tregojnë qartë vështirësinë e “Zonjës së Vjetër” për të mbyllur një takim, kështu ndodhi edhe kundër Atalanta.

Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh falë një super goli të realizuar nga Chiesa në minutën e 26-të. Ekipi i Pirlos dështoi në disa raste të shënonte golin e qetësisë, jo vetëm kaq por në minutën e 57-të, Freuler me një predhë nga jashtë zonës barazoi shifrat në 1-1. Juve kishte mundësinë më të mirë për tu rikthyer sërish në avantazh por si rrallë herë C.Ronaldo nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, me Juven që nuk përfiton nga blofi i Milan duke qëndruar në vendin e tretë në kuotën e 24-të pikëve, katër me pak se kuqezinjtë.

Ronaldo
Ronaldo

“Nuk ishte ky rezultati që dëshironim. Tani është momenti të rikuperojmë dhe të përqendrohemi në ndeshjen e radhës”, fjalë këto të thëna nga C.Ronaldo me anë të një postimi në rrjetet sociale. Titullar dhe 90 minuta në fushë për Atalanta ishte dhe qendërmbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb