Klubi i Young Boys siguroi titullin kampion në Zvicer këtë fundjavë pas fitores 2-1 në shtëpi kundër FC Lucerne. Kryeqytetasit i dhanë fund në këtë mënyrë një dominimi 8-vjeçar te Bazeli.

Pas fishkëllimës finale me qindra tifozë pushtuan fushën dhe lojtaret shpërthyen në lot gëzimi. Ata kanë qenë 8 herë nënkampione në mbi 30 vjet, duke përfshirë edhe 3 sezonet e fundit.

Madje në vitin 2010 ata kishin një shkëputje prej 13 pikësh, por e humbën titullin në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Tani tifozët, lojtarët dhe stafi mund të gëzohen!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb