Një pikë karburanti është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Ngjarja është shënuar pranë Komisariatit numër 6. Nuk raportohet për persona të lënduar, por shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë e “Balkanweb” shihet sesi zjarri përfshin pikën e karburantit.  Nga flakët është përfshirë depozita e gazit.

Flakët janë gjigande, kurse rruga mbushet plot me tym. Zjarri është vendosur në kontroll, por situata paraqitet akoma e rrezikshme.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca policore dhe zjarrfikëset.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb