VLORË

E gjithë zona është mbuluar nga tymi, teksa forcat zjarrfikëse po vijojnë ende të punojnë për shuarjen e flakëve në Radhimë. Në pamjet e siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti për “BalkanWeb” shihet se pushuesit janë në panik dhe disa prej tyre zënë hundët me peshqirë e rroba për të evituar thithjen e tymit.

Ndërkohë zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll flakët që po përhapeshin në të gjithë kodrën, teksa zjarri ka shkrumbuar disa dhjetëra pemë ullinj dhe një banesë të pabanuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: